Analisti

Lendvai e quan ‘shqetësuese’ idenë e Kurtit për bashkim me Shqipërinë

Ajo që duhet të jetë shqetësuese pas zgjedhjeve të Kosovës është programi politik i Albin Kurtit për ribashkim me Shqipërinë, paralajmëron analisti austriak Paul Lendvai.

Lendvai, në një koment të botuar në të përditshmen në Vjenë ‘Der Standard’, tha se arsyeja e shqetësimit për stabilitetin e Kosovës, përfshirë rajonin, nuk është veprimtaria politike e Albin Kurtit në “planin e brendshëm”, por kursin e tij të vazhdueshëm nacionalist për bashkimin me Shqipërinë.

“Me gjithë larminë etnike dhe gjuhësore të shqiptarëve që jetojnë në katër vende të Ballkanit, si dhe rreth 1.5 milion në diasporë, ëndrra e Shqipërisë së Madhe mbetet një faktor politik dhe emocional shpesh i pa vënë re”, thotë ai, transmeton kp.

Për më tepër, deklaratat e rastit të kryeministrit shqiptar Edi Rama nuk duhet të anashkalohen, vëren Lendvai.

Ai gjithashtu thekson se një konflikt i ngrirë mund të shkaktojë konflikte në çdo kohë.

loading…