Aksident

Lëndohet rëndë pasi përplaset për një dru me motoçikletë

Në komunën e Dragashit ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore.

Një person i gjinisë mashkullore gjersa ishte duke drejtuar motoçikletën, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka goditur një dru jashtë rruge.

Si pasojë ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 15:40.