Një lëndim të rëndë duket se ka pësuar futbollisti i Llapit, Valmir Veliu.

Thuhet se ai u lëndua pas një dueli me Diar Miftarajn e Prishtinës.

Ekipi mjekësor që gjendet në “Fadil Vokrri” ka intervenuar menjëherë me këtë rast.

Ndihma e shpejtë e ka nxjerrë jashtë fushës Veliun.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta, për të rifilluar më pas./Ballkani.info/