Zjarri ka përfshirë trafon elektrike të Trepçës në Mitrovicë.
Si pasojë e kësaj, qyteti i Mitrovicës ka mbetur pa rrymë.

Siç raporton kallxo.com, si pasojë e këtij zjarri një zjarrfikës ka pësuar lëndime nga gazrat, por është jashtë rrezikut për jetë.

Zjarrfikësi i lënduar është dërguan në Spitalin e Mitrovicës dhe sipas mjekut kujdestar Selman Ajvazi i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.