Lëndohet një person gjatë punës ndërtimorë të kundërligjshme

Një person në Prizren ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke punuar me një pompë betoni. Raportohet se viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante.