Një 57 vjeçar është lënduar si pasojë e rrëzimit të një shtylle gjatë rregullimit të disa kabllove.

Rasti ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Mramor të Prishtinës.

Sipas informatave, i lënduari në një shtyllë elektrike po rregullonte disa kabllo elektrike dhe gjatë punës shtylla është rrezuar.

Lajmin për KALLXO e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës Florie Ahmeti-Haziraj.

“Një person i moshës 57 vjeçare ka pësuar lëndime si pasojë e rrëzimit të shtyllës në fshatin Mramor të Prishtinës. I njëjti është duke u trajtuar në QKUK”, tha Ahmeti.