Lionel Messi do të rikthehet gjatë ditës së sotme në Barcelonë

10-shi magjik i Barcelonës është lënduar mbrëmë në humbjen e Argjentinës 1-3 në miqësore ndaj Venezuelës.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Argjentinës. Sipas tyre, Messi ka probleme me ijë dhe është larguar nga skuadra e Argjentinës.

Ai nuk do të luajë në miqësoren e së martës kundër Marokut.