Një person ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë në rrugën “Xhorxh Bush”, në Prishtinë.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës  18 :50, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person”, ka thënë ai.

Borovci ka treguar se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

“Aktualisht në stacion policor po intervistohen dy persona, një dëshmitar dhe një person që dyshohet se është përfshirë në rastin në fjalë”, tha ai./Ballkani.info/