Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës 12:00 në rrugën “Bahri Fazliu’ në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se në aksident janë të përfshira dy vetura.

Si pasojë e aksidentit, tre personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

Përpos kësaj, ka pasur dëme edhe materiale, ku shihet në vendin e ngjarjes një shtyllë elektrike e cila është rrëzuar si pasojë e aksidentit.

Tutje bëhet e ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 12:00 në rrugën “Bahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë tre persona janë të lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti