Lëndohen dy punëtorë në Ferizaj, u rrëzuan nga skelet

Dy persona janë lënduar në Ferizaj, pasi kanë rënë nga skelja e një objekti ku po punonin.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Mirash të Ferizajt, dje rreth orës 15:15.

Policia njofton se dy viktimat gjersa kanë qenë duke punuar në skele të një objekti afaristë në ndërtim e sipër kanë rrëshqitur dhe janë rrëzuar.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore, inspektori i punës. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.

Ndërkaw rasti po trajtohet si asgjësim i pajisjeve mbrojtëse.