Dëmtim horror në ndeshjen çerekfinale të Champions Leagues së Afrikës mes skuadrës marokene Wydad dhe asaj nga Guinea, Horoya.
Ishte minuta e 85-të e takimit dhe vendasit, ndonëse kryesonin 4-0, realizuan të pestin me kundërsulm.
Por pikërisht në këtë moment, portieri i miqve, Khadim Ndiaye, përplaset dhunshëm me mbrojtësin e skuadrës së tij, Boubacar Samassekou, duke pësuar frakturë të dyfishtë në këmbë.
Fillimisht, futbollistët e tjerë në fushë nuk e kuptuan se çfarë kishte ndodhur, por kur panë se Khadim Ndiaye nuk ngrihet dot në këmbë, vendosën duart në kokë.
https://www.youtube.com/watch?v=yyt0N29qCJ8







