Lend Mustafa nga komuniteti LGBTI ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së VV’së, Labinotë Demi-Murtezaj e cila tha se martesat e seksit të njëjtë janë sëmundje, transmeton Periskopi.

Mustafa me ironi ka ftuar  deputeten në fjalë që ta shërojë nga ajo e ashtuquajtur sëmundje.

Ja postimi i plotë:

E ftoj dhe inkurajoj deputeten Labinote Demi-Murtezaj te me sheroj nga kjo semundje, ashtu sic e kam sfidu nje “psikolog” nga Prizereni i cili eshte zhdukur nga faqja e dheut momentin qe kam caktu termin

Smundje ma t’rane se injoranca nuk ka miq.