Lekja – Konjufcës: E vlerësoj humorin tuaj, ndoshta sot nuk e ke ditën
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj sot e ka ngucur kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili shpeshherë lëshon batuta të ndryshme gjatë seancave të Kuvendit.
Derisa ka dalë në foltoren e Kuvendit, Lekaj ka thënë se e vlerëson humorin e tij.
“Sot ndoshta nuk e ki ditën e humorit, sepse shpesh po bënë humor, por të kuptojmë dhe e vlerësojmë”, ka thënë Lekaj.
Ndërsa, kryeparlamentari Konjufca ka thënë se humori e ka pa të keq.
“E kam me dëshirat më të mira”, ka thënë Konjufca.
Kuvendi i Kosovës sot po e shqyrton propozim e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë.