Lekaj: Vetëvendosje po e mbyt demokracinë

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj thotë se Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani po e vrasin demokracinë. Thotë se ata do të duhej të bënin koalicion me ndonjë parti tjetër politike, në mënyrë që të mos udhëheqin me tre pozitat kryesore në vend.

“Nëse ne duam zhvillimin e demokracisë, edhe nëse i ki 100 për qind të votave duhet ta ftosh dikë…VV po sillet keq për ta mbytur demokracinë për të udhëhequr me tre pozitat”, tha Lekaj.

“Sikur VV t’i kishte fituar 2/3 e votat do të ishte krejt tjetër. Qytetari nuk ka menduar ashtu, sepse ka mund të Aleanca mos t’i ketë as 7 për qind”, shtoi ai në T7.

“Mbështetjen e ka pasur 50 për qind për të formuar qeverinë…Qytetari nuk ia ka dhënë atë fuqi që t’i ketë 2/3 në parlament. VV dhe Vjosa Osmani nuk janë për demokraci por për t’i rezervuar të gjitha pozitat shtetërore për veti”, theksoi Lekaj.