Lekaj: Reciprocitet me Bechtel-Enka, për Autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se për mos përfundimin e Autostradës “Arbën Xhaferi” me kohë nga Bechtel – Enka do të aplikohet reciprocitet.

Lekaj gjatë një konference për media ka thënë se do ta zbatojnë në përpikëri kontratën për nderimin e Autostradës “Arbër Xhaferi” e cila e lidhë Prishtinën me Shkupin.
“Ajo që është debatuar do të implementojmë në përpikëri kontratën ,ajo që shkruan në kontratë do të zbatohet. Ende nuk është përfunduar i tërë projekti, nuk mund ta numërojmë kohën sepse nuk dihet kur përfundon. Ne e kemi garancionin për projektin”, tha ai.

Ministri Pal Lekaj i ka siguruar qytetarët se është i vendosur që me Bechtel – Enkan ta zbatojnë çdo vonesë në kryerjen e punimeve, shkruan Telegrafi
“I sigurojë qytetarët e Kosovës që në këtë drejtim jam shumë i vendosur që të kemi reciprocitet. Nëse dikush na ka kërkuar se nuk është implementuar kontrata për 48 muaj, pse ne me pas mëshirë që nuk e ka kryer në kohë autostradën”, tha Lekaj.

Qeveria e Kosovës, do t’i paguaj 53 milionë euro për mos kryerjen e obligimeve me kohë në Autostradën “Arbën Xhaferi”, por kjo autostradë ishte paraparë të përfundojë në fund të vitit të kaluar e ende nuk ka përfunduar, për ketë pritet të ketë gjoba edhe për kompaninë punëkryerëse.