Lekaj reagon pas letrës së Biden: Kemi mbështetjen e SHBA-së edhe pse disa tentuan ta prishin

Kandidati për deputet dhe njëkohësisht nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar pas letrës së presidentit amerikan Joe Biden kundrejt presidentit të Serbisë.

Lekaj thotë se Amerika është duke e dëshmuar përkrahjen e saj dhe mbështetja e saj të vazhdueshme, përkudër që disa kishin tentuar ta prishin.

Sipas tij, kreu i Aleancës Ramush Haradinaj, gjithashtu ka insistuar që SHBA të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.

“Amerika është duke e dëshmuar vazhdimisht përkrahjen e saj ndaj Kosovës dhe për këtë i jemi falenderuese përjetësisht. Letra e presidentit të SHBA-së, Joe Biden drejtuar Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiq me ç’rast i kërkon arritjen e e një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi që do të përqendrohet në njohjen reciproke është dëshmia e radhës që ne kemi ende mbështetje të SHBA-së përkundër që disa kishin tentuar ta prishin një mbështetje të tillë. Mos të harrojmë që SHBA-ja ishte përfshirë në dialogun Kosovë- Serbi, edhe pas insistimit të vazhdueshëm të kreut të Aleancës, Ramush Haradinaj, i cili gjatë kohës sa ishte në Qeveri ka theksuar në Bruksel që dialog duhet të përfshihet edhe SHBA-ja”, ka thënë Lekaj.