Deputeti i AAK-së

Lekaj: Raporti i Progresit për Kosovën paraqet fytyrën e vërtetë të Qeverisë Kurti

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, në seancën e sotme plenare ka thënë se Raporti i Progresit edhe kësaj here e nxjerr Kosovën dobët në shumë dimensione e në secilin sektor.

Lekaj tha se Raporti i Progresit për vitin 2023 paraqet’ fytyrën e vërtetë’ të kësaj qeverie.

“Raporti i Progresit 2023 është fytyra e vërtetë e Qeverisje Kurti dhe e kësaj shumice parlamentare. Qytetarët nëse nuk na kanë besuar neve si deputetë e Opozitë për çdo gjë që kemi thënë, e kanë mundësinë ta lexojnë dhe gjykojnë drejtë se në çfarë niveli ishte Qeverisja Kurti për Kosovën në vitin 2023”, tha Lekaj.

Lekaj në foltore ka radhitur të gjeturat kryesore, sipas tij, nga Raporti i Progresit për Kosovën:

1. Mungesa e konsensusit ndërpartiak

Kjo e gjetur e dalë nga Raporti i Progresit, tregon që Qeveria dhe kjo shumicë parlamentare po bënë 4 vite që nuk ka fare respekt e bashkëpunim për asnjë temë të interesit nacional qoftë brenda apo edhe jashtë vendit, dhe që pa nevojë ka krijuar përçarje të skenës politike pozitë-opozitë.

2. Ligjet vitale janë miratuar përmes procedurës së përshpejtuar

Kjo e gjetur e Raportit i jep të drejtë kritikave tona si opozitë që në vazhdimësi dhe gabimisht keni kaluar projektligje e ligje pa dakordim e diskutim përmbajtjesor në Komisione Parlamentare, Dëgjime Publike dhe Seanca Parlamentare.

3. Performancë e dobët ekonomike, si rezultat i mungesës së investimeve, gjë që shoqërohet me inflacion të lartë dyshifrorë.

Raporti e argumenton që Kosova edhe në 2023-tën zhvillimin ekonomik e kishte shumë të dobët me vetëm 3.5%, ku qytetarët, bizneset dhe kompanitë e mëdha u ballafaquan me inflacion dyshifrorë. Dhe qeveria përkundër thirrjeve tona nuk diti dhe nuk deshi t’iu lehtësojë e përmirësojë jetën qytetarëve si p.sh. me largimin e TVSH-së për produktet bazë të jetesës dhe të derivateve.

4. Nevojë për reforma më të mëdha ekonomike në mënyrë që të rriten investimet dhe vendet e reja të punës.

Është fat i keq për Kosovën ku raporti europian tregon që nuk ka reforma, nuk ka investime dhe nuk ka vende pune. Mos të harrojmë që kjo Qeveri e la sektorin privat me 250 euro rrogë minimale e jo 450 si e propozuam ne si AAK, kjo Qeveri nuk lejoi tërheqjen e 30% të Trustit vetëm pse e propozuan Opozita, kjo Qeveri që 4 vite nuk ka arritur të sjellë asnjë investitor strategjik e serioz në Kosovë përkundër që ka pasur qindra të interesuar nga jashtë vendit.

5. “Përparim i kufizuar“ është arritur në luftë kundër korrupsionit, funksionimit të gjyqësorit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe në lirinë e shprehjes.

Ky raport na jep të drejtën ti themi kësaj Qeverie se ku mbetën premtimet 20 vjeçare që kur të vini në pushtet do të zhdukni korrupsionin e krimin e organizuar dhe do të sillni drejtësi e barazi në Kosovë. Pra, që 4 vite jeni në pushtet, ndërsa korrupsioni e krimi i organizuar po lulëzon si asnjëherë tjetër.

6. Rastet e grumbulluara në sektorin e drejtësisë dhe moszgjidhja e lëndëve

Ky raport tregon që sektori i drejtësisë është aty ku ka qenë dhe moszgjidhja e lëndëve e ka ngulfatur sistemin e drejtësisë edhe në Qeverinë Kurti

Pyetja për Ministren e Drejtësisë është se kush po pengon mi zgjidh lëndët, ku mbeti zbardhja e rastit Dehari, çfarë rezultate keni në sektorin e drejtësisë dhe natyrisht në fund pse po digjen dhomat e instituteve të mjekësisë ligjore?

7. Mosemërimi i Kryeprokurorit të Shtetit është i vonuar

Në këtë të gjetur e nderuara Qeveri, BE është e zhgënjyer për mungesën e drejtësisë, transparencës dhe parimeve të meritës në procesin e përzgjedhjes. Madje, ata kanë potencuar që Procedurat e stërzgjatura kanë shkaktuar një gjendje paqartësie, e cila ul funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

8. Kosova është qortuar për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian

Kjo e gjetur tregon që Qeveria e Kosovës, duke mos krijuar unitet e bashkëpunim me opozitën, shoqërinë civile, ekspertët e njohësit ndërkombëtar të vendit, kishte politikë të gabuar në raport me BE-në. Duke mos zbatuar marrëveshjet, duke mos bashkëpunuar dhe dëgjuar këshillat e ndërkombëtarëve, Kosova u përballë me problemet në Jarinjë dhe Bërrnjak, pastaj krizat me zgjedhje në komunat veriore dhe në fund sanksionet ekonomike në vlerë 500 milionë euro.

9. Kosova ka bërë “përparime të kufizuara” në përmbushjen e standardeve të nevojshme për t’iu bashkuar BE-së.

Lidhur me këtë të gjetur është mirë që ministrja e Jashtme dhe Zëvendëskryeministri Bislimi t’i tregojnë qytet.