Lekaj: Ramush Haradinaj, personi më i përshtatshëm për President


Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në një intervistë për Reporterin ka thënë se Ramush Haradinaj është njeriu i duhur për t’u bërë president i vendit.
Lekaj ka deklaruar se pas rastit të Gjykatës Speciale, pra shkuarjes së Hashim Thaçit e Kadri Veselit në Hagë, personi më i përshtatshëm për president është Haradinaj.

“Nëse nisim nga aspekti i veprimit të z. Haradinaj edhe në luftë edhe në paqe, edhe si autoritet i spektrit të gjerë dhe unifikues i partive dhe qytetarëve, mendoj që ja vlen të mendojmë, dhe duke i pa këto kritere dhe veprime në të mirë të shtetit, qeverisë, dhe në të mirë të lirise së vendit, kemi menduar që Haradinaj është kandidati më potencial të ketë pozitën e presidentit”, ka deklaruar Lekaj.

Deputeti Lekaj, thotë se për Ramush Haradinajn, primare është interesi për shtetin, e jo ai personal.

“Kur Haradinaj ka qenë kryeministër ka dhënë dorëheqje për të shkuar në Hagë si i akuzuar, dhe është e kuptueshme që z. Haradinaj nuk e sheh interesin e vet personal mbi interesin e përgjithshëm dhe instutcioneve të Kosovës”, ka thënë Lekaj në REPORTERI/INTERVISTA.