Lekaj: Pasi Kurti e Vitia dështuan të sigurojnë mjaftueshëm vaksina, po i fajësojnë qytetarët që nuk po duan të vaksinohen

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar pasi 36 persona vdiqën nga COVID në 24 orët e fundit.

Lekaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se qeveria aktuale po i mashtron qytetarët, dhe po i fajëson që nuk po duan të vaksinohen, ndërkohë që sipas tij është e kundërta.

Postimi i Lekajt:

Tashmë jemi vonë kryeministër.

Luftën po e humbasim krejt kjo pasojë e një udhëheqësi demagog që e konsideron vetën të gjithdijshëm. Sot askush nuk po bën politikë me vdekjet e motrave dhe vëllezërve tanë.

Por disa gjëra janë fakte. Kur vendoset për lirimin nga çdo mase anti covid ti në vend se të bëjë fushata për vaksinimin e popullatës ju merrnit pjesë nëpër forumet e partive të majta, kur ti duhej të ishe për të negociuar marrveshjet për vaksina shtesë ti qëndroje nëpër ishujt grek, kur sistemi shëndetsor po shkonte drejt kolapsit ti e kandidove ministrin e këtij sektori për kryetar të një komune.

Edhe në fund kur personeli shëndetësor kishte nevojë për përkrahje ti atyre ju përgjysmove të ardhurat. Sot mbetemi në mëshirën e fatit sepse sa për angazhimin tënd jemi në kolaps.

Kjo qeveri po i mashtron qytetarët, po i fajëson që nuk po duan të vaksinohen, ndërkohë që është e kundërta. Qytetarët nuk po mund të bëjnë termine për vaksina pasi Qeveria Kurti dhe Ministri Vitia kanë dështuar të sigurojnë mjaftueshëm vaksina.