Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë janë takuar sot në Tiranë, për implementimin e marrëveshjeve të përbashkëta Kosovë –Shqipëri, përcjellë Ballkani.info

Në këtë takim po merr pjesë edhe Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj.

Në llogarinë e tij në facebook, ai ka thënë se në takim ka shprehur përkushtimin e Ministrisë që ai drejton të implementuar çdo përgjegjësi të dalë nga mbledhjet e dy qeverive dhe çdo kërkesë që buron nga qytetarët, sipas ligjeve të vendit tonë, në afat sa më të shkurtë.


“ Njëjtë vepruam me zgjerimin e pikës kufitare Kosovë – Shqipëri në Morinë, të cilën e përfunduam për më pak se dy javë” ka shkruar Lekaj.

Ai ka shtuar tutje se Investimet tona do të jenë të pranishme edhe në hapësirat e tjera ku lidhen Kosova dhe Shqipëria, sidomos në ato pjesë ku mungon infrastruktura e duhur rrugore për qarkullim të qytetarëve.

Postimi i plotë i Pal Lekajt në facebook.