Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka thënë sot se me kënaqësi e ka pranuar ftesën e dërguar nga homologia suedeze, Anna Johansson, përmes ambasadores së Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, për pjesëmarrje në Konferencën Globale të Sigurisë Rrugore e cila do të mbahet në Stokholm.
“Ambasadorja Karin, përcjelli edhe gadishmërinë e shtetit mik, Suedisë, për bashkëpunim në zhvillimin dhe modernizim të infrastrukturës. Përfaqësueses së Suedisë në vendin tonë, i shpjegova të arriturat e shtetit tonë, me theks të veçantë në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe atë të aviacionit civil. Me këtë rast e ftova që të jetë prezente në inaugurimin e autostradës 65 kilometërshe, “Arbën Xhaferi”, e cila e lidhë Kosovën me Maqedoninë Veriore, e që do të mbahet me 29 maj 2019”, ka thënë Lekaj. /Ballkani.info/







