Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot ka mbushë 19 vjet prej themelimit të saj.

Përmes llogarisë së tij në facebook ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka thënë se para gati 20-të viteve kemi nisur një rrugëtim jo të lehtë por me dëshirën me të madh për ti sjellë Kosovës më të mirën e mundshme.

Dukë e lavdëruar kryeministrin Ramush Haradinaj, Lekaj ka thënë se Haradinaj është njeri i sakfrificës për atëdheun./Ballkani.info/

Ja edhe postimi i plotë i ministrit Pal Lekaj:

Një rrugëtim jo të lehtë e filluam 19 vjet më parë, me dëshirën më të madhe t’i sjellim këtij vendi më të mirën e mundshme.

Të prirë nga një njeri që sakrificën për atdhe nuk e ndali me luftën për çlirim, sot Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po shënon ditët më të suksesshme të qeverisjes.

Faleminderit të gjithë juve që besoni në AAK-në për 19 vjet rresht!

Nuk ndalemi!