Këshilli Drejtuesi dhe kryesia e AAK-së kanë mbajtur mbledhje, ku kjo mbledhje u drejtua nga kreu i partisë Ramush Haradinaj.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit dhe njëherit edhe nënkryetar i partisë Pal Lekaj, përmes një statuesi ka treguar se Këshilli Drejtues i Aleancës ka marrë vendim që “Që Kosova të qëndrojë në vendimet e saj, si shtet i pavarur dhe Sovran, ashtu siç është shpallur me 17 shkurt 2008”, ka shkruar Lekaj në facebook.

Ja statusi i plotë:

Që Kosova të qëndrojë në vëndimet e saj, si shtet i pavarur dhe Sovran, ashtu siç është shpallur me 17 shkurt 2008. Vendim i Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.