Lekaj-Konjufcës: Nuk e shkeli ligjin me u tranu ti

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se po e bën zbatimin e ligjit kur po e lë që shërbimin e homoligimit të veturave në Kosovë ta bëj vetëm një kompani.

Ai i thirrurr sot për të raportuar në Komisionin për Zhvillim Ekonomik lidhur me çështjen e monopolit, për të cilën Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar se është jashtë ligjor dhe ka pasur kritika nga Bashkimi Europian.

Në këtë raportim ai u përball me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca i cili i tha se duhet pranuar që ‘krimi për monopolin në homologim ka nisur më herët dhe është vazhduar nga Lekaj.

“Ju se keni bërë krejt krimin. Krimi kryesor është bërë në vitin 2008. Kur i jepet monopoli në homologim një kompanie private”, tha Konjufca.

Lekaj iu përgjigj duke thënë se nuk e ka bërë asnjë krim ndërkaq Konjufca i tha ‘i ke bërë disa ti’.

Diskutimi u tensionua derisa Ministri i Infrastrukturës insistoi që nuk ka shkelur dhe nuk do ta shkel ligjin.

“Ndërrone ligjin. Unë nuk e shkeli ligjin me u tranu ti. O se shkeli ligjin, me u tranu ti”, tha Lekaj.

Kujtojmë Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, që është përgjegjës për mbrojtjen e konkurrencës, kishte konstatuar se udhëzimi Administrativ i Ministrisë së udhëhequr nga Pal Lekaj është në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtje të Konkurrencës. /Ballkani.info