Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, thotë se Klina është në përkrahje të AAK-së dhe Presidentit në ardhje, Ramush Haradinaj.

Lekaj përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se qytetarët e Klinës kanë vendosur për rrugëtimin e tyre me AAK-në dhe për një përfaqësim sa më të drejtë nga Presidenti i ardhshëm.

Postimi i plotë:

Klina si çdo herë në përkrahje të Aleancës dhe Presidentit në ardhje Z. Ramush Haradinaj.

Qytetarët e Klinës janë të vendosur për rrugëtimin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për të siguruar një qeverisje më të mirë për vendin, dhe një përfaqësim sa më të drejtë nga Presidenti i ardhshëm z. Haradinaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 135