Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka nënshkruar sot kontrartën për implementimin e zgjerimit të hyrjes në kryeqytet nga ana e Vetërnikut, bashkë me urën që lidhë rrugët nacionale N2, N25.2 dhe kyçjen në autostradën “Ibrahim Rugova.

Përmes një postimi në ‘facebook’, Minstri Lekaj bën të ditur se punimet do të fillojnë në fund të muajit qershor.

Ja postimi i i tij i plotë.

Kaosit në trafikun e Veternikut po i vjen zgjidhja.

Sot nënshkrova kontratën për implementimin e zgjerimit të hyrjes në kryeqytet nga ana e Veternikut, bashkë me urën që lidhë rrugët nacionale N2, N25.2 dhe kyçjen në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Puna do të fillojë në fund të muajit qershor dhe ne nuk do të jemi tolerantë ndaj çfarëdo devijimi të planit dinamik të punimeve.