Lekaj ia merr Mimoza Kusarit anëtarin e Alternativës në Gjakovë

Pal Lekaj, ministër në detyrë i Infrastrukturës, njëherit kandidat për deputet i AAK-së ka bërë të ditur se ia ka marrë një anëtarë Alternativas së Mimoza Kusari-Lilës.

Fjala është për Samson Duzhanin që ka qenë kandidat i Alternativës për asamblist në komunën e Gjakovës, shkruan Reporteri.net.

Postimi i Lekajt:

Edhe Samson Duzhmani, 100% Kosovë.

Njerëzit binden me punë se cili është drejtimi i duhur për Kosovën. Samsoni, një i ri me ambicie të larta politike që ka përfunduar studimet e shkencave sociale në Tiranë, sot po i bashkohet projektit më të mirë për vendin, 100% Kosovë me guxim, dije dhe përkushtim.

Unë mbetem i njëjti, i vendosur për të punuar për të mirën e këtij vendi.

loading…