Lekaj i AAK-së për Qeverinë Kurti: Qeveri e hajgareve dhe eksperimenteve

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj në seancën plenare ku po diskutohet për masat emergjente për furnizimin me engjeri, ka thënë se prej fillimit e deri sot kjo qeveri vetëm ka eksperimentu.

Lekaj ka thënë se është fatkeqësi që kjo qeveri nuk ka lidhur kontrata dhe marrëveshje jashtë shtetit për furnizim me energji elektrike.

“Është fat i keq për kosovarët që kjo qeveri nuk ka lidhur kontrata dhe marrëveshje jashtë shtetit për furnizim me energji; që nuk ka plan qeveritar për zgjidhje të problemit të energjisë; që do të kemi një dimër me reduktime të energjisë; si dhe që do të kemi një jetë të vështirë për shkak të rritjes së të gjitha çmimeve”, ka thënë Lekaj.