Lekaj: AAK-ja do t’i ketë 20 deputetë në Parlamentin e Kosovës

Anëtari i Aleancës Ardhmëria e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë që kjo parti do t’i ketë 20 deputetë në Parlamentin e Kosovës.

Lekaj i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” thotë se sipas punës në terren shihet që Aleanca do t’i ketë 20 deputetë.

“Unë mendoj që çka po e shoh në terren,  është reale që Aleanca t’i ketë 20 deputetë në Parlamentin e Kosovës”, tha Lekaj.

Ai shton se AAK-ja ka shtrirje të gjerë në tërë territorin e Kosovës.