Lejoi pasagjerët të dalin në dritare të veturës teksa ishte duke vozitur, Policia gjobit shoferin

Policia e Kosovës ka identifikuar personin që ishte publikuar në një video ku shihet se shoferi kishte lejuar daljen e pasagjerëve në dritare të veturës gjatë vozitjes.

Sipas njoftimit të Policisë, ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë sipas ligjit për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Policia ka falenderuar mediat për bashkëpunimin dhe sensibilizimin në parandalimin e kundërvajtjeve në trafik.

Njoftimi i plotë:

Identifikohet kundërvajtësi që ishte publikuar në një video sekuencë në media

Vushtrri, 17 janar 2022

Policia në vazhdimësi është duke ndërmarrë masa ndaj kundërvajtësve që rrezikojnë trafikun rrugor, një rast i kësaj natyre është identifikuar sot nga njësitet përkatëse policore në Vushtrri.

Ditë më parë në media sociale ishte publikuar një video sekuence, ku shihej se drejtuesi i një veture në lëvizje kishte lejuar ekspozimin – daljen e pasagjerëve në dritare të veturës gjatë drejtimit te veturës.

Përmes njësive përkatëse janë ndërmarrë veprime policore për identifikimin e kundërvajtësit dhe ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba sipas ligjit për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës falënderon mediat për bashkëpunim dhe sensibilizim në parandalimin e kundërvajtjeve në trafikun rrugor.