Leipzigu mbetet në krye të Bundesligës

Janë mbi pesë skuadra në Bundesligën gjermane që synojnë kreun, dhe diferenca në pikë mes tyre është jo më shumë se 7.

Leipzigu, që po qëndron në krye të tabelës kohëve të fundit, ka arritur të sigurojë pikë të plota në ndeshjen kundër Augsburgut me një fitore prej 3-1. Me këtë fitore, liderët e Bundesligës i ikin pozitës së dytë, Monchengladbachut që luan sot nga ora 18:30 si mysafir i Hertha Berlinit, me 3 pikë.

Në këtë xhiro, edhe kampioni në fuqi i Bundesligës, Bayern Munihu, arriti të merrte pikë të plota, duke shënuar dy herë në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Wolfsburgut. Me këtë rezultat, Bayerni mbetet në pozitën e tretë me 33 pikë, 9 më shumë se Wolfsburgu që gjendet në pozitën e 9-të.

Schalke nxori një barazim të vështirë ndaj Freiburgut në shtëpi me rezultat 2-2. Me këtë barazim, Schalke mbetet në pozitën e pestë me 30 pikë, katër më shumë se Freiburgu në pozitën e shtatë.

Werder Bremeni i Milot Rashicës ka vazhduar me rezultate të dobëta, duke u mposhtur nga Kolni. Me këtë humbje, Bremeni gjendet në pozitën e 16, pozitë që e dërgon atë në ligën e dytë gjermane.