Zhvillime të papritura në selinë e Partisë Demokratike. Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë futur në seli, për të zhvilluar një mbledhje.
Në hollin e partisë është raportuar për një përplasje.
Ende nuk është e qartë se çfarë po ndodh, por mbështetësja e Bashës pretendon se është tërhequr zvarrë nga mbështetësit e Berishës.
Sakaq, në holl mes mbështetësve ka thirrje Basha dhe Berisha nga mbështetësit e të dy palëve.
Në një moment, një zonjë ka nisur gjithashtu një konfrontim verbal me pjesëtarët e tjerë në selinë e PD-së.
“Jeni nevojtore, ti dhe ti. Legena… Unë jam vetëm këtu, nuk e kam askënd afër, ata vijnë më tërheqin zvarrë më thonë ik nga këtu. Për çfarë? Çfarë ju bëra? Nuk po bëj asnjë skandal, as nuk po gjuaj e as nuk po shaj. Këta më afrohen më bëjnë presion”, ka thënë zonja në fjalë.







