Rep artisti i njohur kosovar, Ledri Vula, ka postuar në profilin e tij në Instagram një fotografi me divën botërore të muzikës pop, Rita Ora.
Nuk ka dhënë më shumë detaje se përse janë bashkë në këtë foto, por vetëm e ka shoqëruar me një zemër këtë postim.
Një numër i madh i këngëtarësh shqiptarë këto ditë po qëndrojnë në Zvicvër, për festivalin Alba, që është një ngjarje e madhe e botës së showbizit shqiptar në Evropë. Festivali është mbajtur më 29 dhe 30 qershor.
Pas postimit të fotos nga Ledri, Rita ia ka kthyer një koment me tri zemra.
Kujtojmë se Ledri Vula ishte i përzgjedhuri i Rita Orës për të kënduar në Prishtinë, në koncertin që këngëtarja me prejardhje kosovare e kishte mbajtur falas për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.







