Ledri Vula konfirmon se po bëhet baba për herë të parë, zbulon gjininë e foshnjës

Reperi i njohur Ledri Vula ka konfirmuar se po bëhet baba për herë të parë.

Artisti shqiptar ka ndarë një video në llogarinë e tij personale, Instagram, ndërsa shfaqet krah partneres së tij, Sara Hoxha, duke zbuluar gjininë e foshnjës.

Çifti, që prej disa muajsh kanë pushtuar faqet rozë, bënë të ditur se janë në pritje të një vajze.

“Jam ka vdes sytë me t’i pa”, ka shkruar ai krahas videos – kjo pasi në një intervistë deklaroi se te Sara pëlqen më shumë sytë dhe karakterin që ka.

Në po të njëjtin postim, dyshja shfaqen tejet të emocionuar dhe shumë të lumtur për ardhjen e re që pritet të vijë së shpejti.

View this post on Instagram

Jom ka des syt me ti pa 👼🏻 @sarahoxha 🧿

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on