Ledri Vula doktor i specializuar në këtë fushë

Ledri Vula është një prej artistëve më të suksesshëm të estradës shqiptare.

Ai është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat priten mirë nga publiku.

Së fundi, ishte menaxheri i tij, Faton Shoshi ai i cili postoi në rrjete sociale një fotografi të Ledrit, ashtu siç nuk e kemi parë asnjëherë.

Reperi kishte veshur mantelin e bardhë të doktorëve, ndërsa tek vendi ku zakonisht shënon emri i doktorit është “Dr. Ledri Vula”.

Mbishkrimi që Shoshi la mbi fotografi është “Dr. i hiteve”, ndërsa nuk zbuloi nëse kjo ka të bëjë me ndonjë projekt të ri të Ledrit.