Ledri sërish shoqërohet me modelen shqiptare në Amerikë

Lorena Haliti është një prej modeleve shqiptare që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara.

Bukuroshja shqiptare u bë temë e mediave për shoqërimet së fundi me yje të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Ajo muaj më parë u shfaq në video projektin e Ledri Vulës, “Rio”, ku duket tejet joshëse dhe seksi në këngë.

Dyshja janë shoqëruar edhe për disa kohë pas realizimit të këngës, e cila gjë ka bërë të hidhen dyshime se ka diçka mes tyre.

Lorena dhe Ledri edhe gjatë ditës së sotme shihen në krah të njëri-tjetrit duke luajtur bilardo dhe po argëtohen.

Ndryshe, Haliti është duke punuar në projekte të reja që për tematikë kanë modën gjersa këngëtari po vazhdon punën në këngë të re.

https://www.instagram.com/p/B2M4OrLB9Mb/

loading…