Ledri Vula pas bashkëpunimit të suksesshëm me Kidën, ka nisur përgatitjet për projektin e radhës.

E këtë herë bëhet fjalë për reperin e njohur Lluni, shkruan lajmi.net

Bashkëpunimin e kanë bërë të ditur dy artistët përmes postimeve në rrjetin social Instagram.

Nuk është dhënë ndonjë detaj për datën e lansimit të këtij projekti muzikor nga dyshja.

Ndryshe të dy artistët janë aktiv me koncerte dhe mbrëmje muzikore