Ledri dhe Ermali lënë nam në aeroport, publikohet videoja

Të dy janë emra shumë të njohur të skenës muzikore shqiptare.

Ermal Fejzullahu dhe Ledri Vula meqë ushtrojnë të njëjtin profesion, rastisin të jenë shumë shpesh bashkë në udhëtime, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht lodhjeve të tepërta, e pritjeve të gjata që duhet bërë gjatë këtyre udhëtimeve, ata gjejnë kohë të argëtohen së bashku.

Ishte Ledri ai i cili ka publikuar së fundi një video, në të cilën shfaqet në aeroport bashkë me Ermalin, duke u argëtuar me një valixhe.

Kujtojmë që viti që po e përmbyllim ka qenë shumë i suksesshëm për të dy artistës, si me këngë ashtu edhe me koncerte.
https://www.instagram.com/p/BqUWnamHU4X/?utm_source=ig_web_button_share_sheet