Ledjana merr vendimin e papritur për “Për’puthen”, dhe i ‘kërcënon’ ata që e akuzojnë

Ledjana dhe Melisa u përfshinë ditën e djeshme në një debat të fortë virtual me njëra-tjetrën. E gjitha nisi për shkak se Melisa e cilësoi Ledjanën si njeriun më fallco gjatë një interviste.

Gjithashtu Melisa hodhi akuza se Ledjana shtiret, pasi prej kohësh është në një lidhje jashtë emisionit me një person që jeton në Belgjikë.

“O zemra e vogël sa qenka lumturua që i kam përmend emrin ia se po të përmend serish se më duket mi more me shaka mesazhet që të shkruaja! Të flasësh në telefon ke frikë, por të shpikesh mbi mua të pëlqen! Unë jam me parimin që nëse zihen 2 të rinj duhet të ngeli mes këtyre 2 të rinjve, por të pafytyrat ndërhyjnë familjen, përmendin mamanë dhe babanë! Unë personalisht u lodha me mesazhe me ty kështu qe preferoj të bëj një xhiro andej nga Bukëmira! Dërgoji fjalët edhe andej nga Belgjika, do dëgjohemi shumë shpejt, por unë jam qengji i urtë që pinë 2 nëna!”, shkroi Melisa në “Instagram”

Ndërkohë pas kësaj përplasjeje të fortë, Ledjana ka marrë një vendim drastik. Ajo ka vendosur të lërë përfundimisht emisionin “Për’puthen” dhe ka bërë një paralajmërim për të gjithë ata që e akuzojnë për lidhje jashtë emisionit.

Ndërkohë, ajo shprehet se vendimi i saj për largimin nga emisioni nuk ka fare lidhje me Mevlanin.

“Largimi im nga emisioni nuk ka të bëjë as me Mevlanin e as me faktin që ju kam gënjyer gjithë këto kohë. Jam akuzuar 2 herë në atë program për martesë të rremë pa asnjë provë, ndaj kjo është një pabesi dhe thotë kam bomba për Ledjanën, betohem në Zot se sot është dhe ditë e shenjtë se ka për ta paguar shtrenjtë”, ka shkruar Ledjana në rrjetin social “Instagram”.