League of Legends po vjen në platformat mobile

Një prej lojërave kompjuterike më të famshme në botë më në fund do të vijë edhe në platforma të tjera. Gjatë festimit të 10-vjetorit të themelimit, Riot Games tha se një versioni i ri i League of Legends quajtur Wild Rift do të vijë në pajisjet mobile dhe disa konsola.

Loja është e ngjashme me versionin kryesor të League of Legends me një stil loje thuajse identike. Por është përshtatur për t’ju akomoduar platformave të reja me harta të reja dhe ndeshje më të shkurta prej 15-20 minuta.

Riot thotë se Wild Rift nuk është një kopje e LoL por një krijim nga e para bazuar në eksperiencën e LOL.

Një version mobil i League, i lançuar në 2009, ishte spekuluar prej vitesh. Titujt të tjerë për kompjuterët kanë parë shumë sukses pasi kaluan në platformat mobile por kjo nuk mjaftoi për të bindur Riot.

Versisoni mobil i Wild Rift do të debutojë në 2020 dhe regjistrimet janë hapur sot përmes Google Play.

loading…