Lë Çmimet “Emmy” dhe del në rrugë pa grim, Selena thuajse nuk njihet (FOTO)

Selena Gomez ka braktisur ceremoninë e Çmimeve “Emmy” për të kaluar një mbremje horror Halloween-i të “Universal”, me miqtë e saj.

Ndërkohë që personazhe të tjerë të famshëm kanë parakaluar me veshje ekstravagante në tapetin e kuq, këngëtarja 27 vjeçare është fotografuar pa grim, me tuta e me atlete.

Ish-e dashura e Justin Bieber, e cila thuajse nuk njihej, ishte e shoqëruar gjithashtu dhe nga truproja e saj.

loading…