LDK thotë se protesta e LVV’së është ndikim mbi Gjykatën Kushtetuese

Naser Rugova nga LDK thotë se protesta e LVV’së  paraqet rrezik për shëndetin publik.

“Kjo është anarki, kjo paraqet rrezik për shëndetin publik. Ky veprim politik është i papërgjegjshëm dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve ne jemi në kohë pandemie dhe kjo nuk përkon me rekomandimet e Institutit të shëndetit publik. Kjo protestë edhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Naser Rugova në emisionin Frontal në T7.

Rugova ka thënë se duhet të mos rrezikohet shëndeti publik e as të mos prishet imazhi i vendit.

“LDK nuk oshtë patericë e askujt e aq me pak e Thaçit. Kjo është propagand e mendësisë majtiste të kuqe. Ne nuk merremi as me Albin Kurtin e as me Hashim Thacin të cilët për protagonizëm po e mbysin imazhin e vendit. Ne duhet të marrim masa konkrete me vizion të qartë dhe ta ngritim reputacionin e shkatërruar që ia bëri kjo qeveri. LDK kurrë nuk iu nënshtrohet presioneve konfrom statutit të partisë. Ne i dërgojmë mesazh të qartë Albin Kurtit, Hashim Thacit, openionistëve dhe qarqeve mediale se LDK nuk mund të rrëzohet. Ne do të rindërtojmë këtë shtet që Albin Kurti e shkatërroj për 50 ditë”, ka thënë Rugova.