Mërgimtarët do të jenë të parët që do të mund të votojnë. Sot ka filluar periudha e votimit përmes postës dhe përfundon 24 orë pas zgjedhjeve, shkruan Ballkani.info.
Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka ftuar mërgimtarët ta votojnë LDK-në, pasi që sipas tij, është e vetmja zgjidhje në këto zgjedhje.
Hoti përmes një video mesazhi, ka thënë se i pret një proces i vështirë, por duke i dhënë votë LDK-së dhe listës së saj do të promovojnë stabilitet politik.
“Periudha e aplikimit për regjistrim jashtë Kosovës ka përfunduar, prandaj ju bëj thirrje që të kontriboni me votën tuaj, përmes së cilës ju mbani lidhje ngado. Zgjedhjet do të mbahen, megjithatë procesi i vështirë na pret përpara për zgjedhjen e Qeverisë dhe Presidentit të vendit, prandaj ju bëj thirrje të promovojmë stabilitet politik duke votuar LDK-në dhe përfaqësuesit e juaj në listën tonë. LDK është e gatshme për këto zgjedhje, ne jemi të organizuar për fitore”, ka thënë kandidati i LDK-së, Avdullah Hoti.







