Kuvendi i Kosovës ka votuar ekipin negociues për dialogun me Serbinë në atë që po njihet, “Finalja e Madhe”.

Koalicioni qeverisës i përbër nga Partia Demokratike e Kosoves (PDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, por edhe Partia Socialdemokrate (PSD) nga opozita I është bashkuar dialogun.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosoves (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje po kundërshtojnë dialogun që udhëhiqet që siç pretendojnë nga Hashim Thaçi, raporton Ballkani.info.

Anëtari i Kryesisë Qëndrore të Nismas Socaldemokrate, Shkodran Imeraj në një postim në Facebook tha se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet t’i bashkohet dialogut për të dëshmuar që është parti shtetformuese.

Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia më e vjetër në Kosovë, me mos votimin dhe mos pjesmarrjën në Ekipin e Dialogut, të jep të kuptosh, se nuk është ajo Lidhja Demokratike e Kosovës të cilën me shumë maturi e drejtoi Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr. Fatmir Sejdiu, të cilët me maturi dhe larg pamësi ishin pjesë e çdo trupe gjatë periudhës qershor 1999 – shkurt 2008, ku flitej dhe vendosej për fatin e Kosovës dhe popullsisë së saj.
Lidhja Demokratike e Kosovës, pa humbur kohë duhet të bëhet pjesë e Ekipit të drejtuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti dhe të dëshmoj së është parti shtetformuese.