Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot do mbajë një konferencë për media.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media.

Lidhur me këtë, nga LDK s’kanë treguar arsyen se pse do të mbahet kjo konferencë.

“Më datë 12 gusht 2021, në orën 13:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së”, thuhet në njoftim.