I pari i LDK-së

LDK sonte në Prishtinë, Abdixhiku: Koha jonë po vjen!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sonte ka mbajtur një mbledhje në Prishtinë.

Ai në Facebook ka hedhur disa fotografi, ku shihet se në këtë mbledhje kanë marrë pjesë anëtarët e pesë degëve në kryeqytet, shkruan Ballkani.info.

E, sipas të parit të kësaj partie, të gjithë në LDK kanë një qëllim: si domosdoshmëri e zgjerimit të aktivitetit në terren në këtë vit të rëndësishëm zgjedhor nacional.

“Prishtina dhe Lidhja Demokratike kanë rigjetur veten. Tani është koha që këtë lidhje ta forcojmë në gjithë vendin. Prandaj, përgjatë gjithë vitit do të jemi në terren. Në çdo lagje, në çdo hyrje, në çdo shtëpi të Prishtinës. Të flasim zëshëm, bindshëm, dhe me mburrje se formacioni i vetëm pavarësist në vend, është adresa e vetme e normalitetit dhe zhvillmit” shkroi ndër tjera ai.

Statusi i plotë: