Lumir Abdixhiku

LDK: Sikur të na dëgjonin, sot do të kishim Këshillin e Evropës dhe jo autonominë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, draftstatuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Përmes një postimi në Facebook, që ka të bashkëngjitur edhe një video të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë një intervistë më 8 qershor të vitit të kaluar, LDK ka thënë se vendimet e vonuara të Qeverisë janë gjithnjë të dëmshme.

@ballkani.info LDK i reagon Kurtit për Asociacionin, “Sikur të na dëgjonin sot do të kishim Këshillin e Evropës dhe jo autonominë” #ldk #lumirabdixhiku #albinkurti ♬ original sound – Ballkani.info

“Autorësia mbi asociacionin pasi autonomia është vënë kusht, është vonesë e kushtueshme! Sikur të veprohej sipas pikëpamjeve politike të LDK-së, sot Kosova do të kishte edhe Këshillin e Evropës edhe do të shmangte autonominë. Populizmi kushton”, thuhet në postim.

Në videon e bashkëngjitur në këtë postim, Abdixhiku thotë se “Ne kemi kërkuar që institucionet e Kosovës të marrin autorësinë për themelimin e Asociacionit, të jenë autorë të këtij asociacioni. Pra, të nisin të shkruajnë draft-statutin e Asociacionit. Ky ka qenë qëndrimi i LDK-së dhe prapë po e kristalizoj. Asnjë propozim që nuk del me autorësi të institucioneve të Republikës së Kosovës, nuk ka vlerë për Kosovën”.