LDK s’i tregon emrat e ministrave në qeverinë Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës po e pret aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, që të njëjtit ta vazhdojnë punën për Qeverinë Hoti. Të njëjtit derisa nuk kanë treguar ende për emrat e ministrave që do të udhëheqin këtë mandat, kanë treguar se këtë qeverisje e presin vendime të vështira. E që të publikohet sa më shpejt aktgjykimi i plotë, edhe këtë të shtunë është punuar në Gjykatë Kushtetuese.

Puna në rrugën Perandori Justian në lagjen Pejton të Prishtinës nuk është ndalur as të shtunën.

Por puna nuk është ndërprerë as brenda organit më të lartë të drejtësisë në vend, Gjykatës Kushtetuese.

Kjo gjykatë thotë se do të del me vendim të plotë gjatë këtij vendimi ose në fillim të javës.

E në pritje të këtij aktgjykimi është Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka thënë që po e presin aktgjykimin e kompletuar të Kushtetueses për të aktivizuar kërkesën e deputetëve të koalicionit për thirrjen e seancës ku do zgjidhet qeveria e re.

I pari i LDK-së tutje thotë që nuk ka hapësira që e konteston vendimin që kanë marrë gjyqtarët e Kushtetueses.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vënë Avdullah Hotin për kandidat për kryeministër teksa ka arritur marrëveshje për koalicion me AAK-në e NISMA-n, kurse Aleanca Kosova e Re është deklaruar që do e votojë qeverinë por që nuk do jetë pjesë e saj.

Ndërkohë pjesë e qeverisë do të jetë edhe Lista Serbe.

Ndërkohë të njëjtit nuk i kanë bërë publik emrat e ministrave që do të udhëheqin në qeverinë Hoti.