LDK-së i ikin të gjithë asamblistët në Malishevë, i bashkohen Vjosa Osmanit

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbetur pa asnjë asamblist në Komunën e Malishevës, pasi që të njëjtit kanë kaluar në mbështetje të Vjosa Osmanit.

Kryesuesi i asamblesë komunale në Malishevë Rrahim Morina dhe asamblistët Valon dhe Arlind Krasniqi, kanë dalë në mbështetje të Vjosa Osmanit.

Kjo u bë e ditur në një njoftim të vetë Valon Krasniqit.

Ndërsa në shpërndarjen e postimit të Krasniqit, që ia ka bërë deputeti, Haxhi Avdyli, e ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Kryesuesi i asamblesë komunale në Malishevë Rrahim Morina, njëherit kryetar i nëndegës së LDK-së Astrazub, asamblisti Valon Krasniqi , kryetar nëndege në Bardh dhe Arlind Morina asamblist i bashkohen kauzës sonë të ndryshimit. Vazhdojmë…”, ka shkruar Avdyli.