LDK-se i duhet një kryetar djathtist, jo oportunist !

Shkruan: Ramadan Desku

Rezultati i muajit shkurt ishte epilogu i një maratone të gjatë mbushur plotë arrogancë, injorancë, mospërfillje e mosmirënjohje, qe LDK-ja i ka “servuar” tash e sa vjet elektoratit të saj.

E gjendur ne një pozitë komode pa konkurrencë ne ideologji dhe profil te djathtë, dhe me kundershtarë politik të zhytur thellë ne krim e korrupcion dhe nen kthetrat ideologjike marksist-leniniste, LDK-ja ka një kohë të gjatë që elektoratin e saj kishte filluar ta trajtonte si një makineri numrash që duhet të kalkulohet vetëm ne kohë zgjedhjesh.

Duke ditur faktin se shkatërrimi i LDK-se ishte dhe është një objektiv permanent i grupeve marksiste, kjo nuk amniston apo shfajëson aspak drejtuesit e LDK-se të cilët me “pazotësinë e tyre” ose kalkulimet per hesape personale a grupore u krijuan atyre ketë mundësi dhe madje e bënë ketë me një procedure te përshpejtuar. Ky konstatim, tanimë nuk është një parashikim ne hapësirë, por një fakt praktik në terren.

LDK-ja kurrë me parë, e madje as në periudhën e “dalldisjes folklorike” te pasluftës nuk ka qenë me e ekspozuar ndaj rrezikut për ekzistencë sesa tani.

Kjo katrahurë drejtuese e shpërfaqur për vite me radhë në LDK por e kulmuar në zgjedhjet e fundit, ku LDK nuk kishte as shef shtabi zgjedhor, si elementi bazik ne një proces zgjedhjesh, nuk nënkupton qe LDK-ja duhet te dorëzohet dhe “delegojë frenat”